Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për tre vepra penale në Pejë

  • 08 May 2019 - 16:07
Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit për tre vepra penale në Pejë

Gjykata Themelore në Pejë- Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit për tre vepra penale ndaj të pandehurit XH.T.

Më datë 02 gusht 2018 rreth orës 10:30 në Pejë, i ka shkaktuar lëndime trupore të miturit D.B, duke e sulmuar fizikisht, me arsyetimin se xhaketa e firmës “Adidas” ishte pronë e tij. Pas sulmit viktimës i humbë vetëdija, duke i shkaktuar lëndime trupore.

I njëjti me datën 06 maj pas mesnatës, ka kontaktuar me stacionin e Policisë në Pejë duke bërë lajmërim të rremë për tre herë radhazi, kinse në lagjen “Kapeshnica”, është djegur një shtëpi dhe se në të ka fëmijë brenda.

 Më pas i ka kontaktuar përsëri policinë dhe ju kishte thënë se është tallur, njofton Gjykata Themelore në Pejë.

XH.T para njëkohe poashtu është arratisur nga Stacioni i Policisë në Pejë.

(Kodova Sot Online)