Profesori britanik: SHBA mund të luaj një rol pozitiv në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

  • 24 June 2019 - 16:24
Profesori britanik: SHBA mund të luaj një rol pozitiv në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës

Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol pozitiv në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por vetëm në qoftë se ata punojnë së bashku me BE-në, thotë profesori i shkencave politike në Universitetin e Londrës, James Ker-Lindsay, shkruan Tanjug. 

“Derisa Evropa dhe SHBA-ja po punojnë së bashku – SHBA mund të luajë një rol konstruktiv në dialog. Megjithatë, në qoftë se SHBA luan lojën e saj, unë mendoj se do t’i shohim pjesëmarrësit e procesit duke luajtur lojërat e tyre me Shtetet e Bashkuara, si tani që po luajnë me BE-në”, ka thënë Ker-Lindsay.

(Kosova Sot Online)