Rexhep Qosja i bën 83 vjet, Albin Kurti i shkon me komplet partinë për ta uruar

  • 26 June 2019 - 13:14
Rexhep Qosja i bën 83 vjet, Albin Kurti i shkon me komplet partinë për ta uruar

Albin Kurti mbrëmë ka vizituar akademik Rexhep Qosjen në shtëpinë e tij.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje së bashku me deputetë të kësaj partie i’a ka uruar 83 vjetorin e lindjes.

“Në shtëpinë e tij që dukej se do të rrëzohet nga pesha e librave të shumtë, mbrëmë ia uruam 83 vjetorin e lindjes akademik Rexhep Qosjes”

Kurti ka thënë se Qosja ka dhënë një kontribut të madh në gjuhë dhe letërsi e poashtu edhe në angazhimin e tij politik.

“Kontributi i tij i paçmueshëm për gjuhën dhe letërsinë tonë e bëjnë atë figurën personifikuese të albanologjisë. Angazhimi i tij politik e diplomatik, gjithnjë kombëtar e progresist janë kulturë e tij”

Kryetari i Vetëvendosjes u shpreh se Qosja ka shkruar shumë por edhe më shumë do të shkruhet për të  mbase një ditë do të shkruhet edhe libri me titullin “Nga Jeronim De Rada te Rexhep Qosja”. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_) on

(Kosova Sot Online)