Tërmkolli e sugjeron ish-ambasadorin si zgjidhje për ta zgjedhur President

  • A.P /
  • 15 April 2026 - 13:05
Tërmkolli e sugjeron ish-ambasadorin si zgjidhje për ta zgjedhur President

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka thënë se ish-ambasadori i Kosovës në SHBA, Avni Spahiu, do të ishte enjë zgjidhje “e mrekullueshme” për ta zgjedhur president të Republikës.

Sipas Tërmkollit, nëse klasa politike do t’i shmang zgjedhjet, ka zgjidhje.

Postimi i plotë:

 Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm me personalitete të fuqishme intelektuale, politike e kombëtare!

Avni Spahiu, është njëri ndër ta!

Do të ishte zgjidhje e mrekullueshme për President!

Kjo klasë politike, po ta dojë Kosovën, zgjidhje ka edhe pa zgjedhje të reja!

P.s. Këtë propozim-ide e bëri ditë më parë edhe një personalitet i fuqishëm kombëtar, Milaim Nela!

(Kosova Sot Online)