Ja kush u la jashtë kryesisë së re të LDK’së

  • A.P /
  • 15 April 2026 - 13:00
Ja kush u la jashtë kryesisë së re të LDK’së

Rugova, Sadiku në listën e Abdixhikut – Gashi, Selmanaj, Gaxherri s’janë: Kush u la jashtë kryesisë së re të LDK’së

Sot, Lidhja Demokratike e Kosovës, njoftoi se lideri i saj, Lumir Abdixhiku, ka emëruar kryesinë e re të kësaj partie. Kryesia e tanishme ka 34 anëtarë. E njëjta, siç njoftoi LDK’ja, do të plotësohet me anëtarë nga përfaqësuesit e degëve të mëdha.

Lista e re e LDK’së ka lënë jashtë shumë figura të vjetra të kësaj partie. Janë plot 14 anëtarë të LDK’së që s’kanë gjetur vendin në listën e re të kësaj partie, përderisa ata ishin pjesë e së vjetrës. Emra si Arben Gashi, Besa GAxheru, Driton Selmanaj, Besnik Osmani e Imri Ahmeti, e Muhamet Hamiti, kanë mbetur jashtë listës së re të LDK’së.

Emrat ngaLista evjetër që s’u bënë pjesë e listës së re.

‘‘Arben Gashi; Besa Gaxherri; Besnik Osmani; Driton Selmanaj; Elmire Nikçi Rexha; Florian Dushi; Imri Ahmeti; Lirije Kajtazi ; Mirjeta Kalludra; Muhamet Hamiti; Rrezarta Krasniqi; Visar Berisha; Vlora Dumoshi; Xhafer Tahiri’’.

Lista e re e Abdixhikut, përveç largimeve, ka përfshirë edhe emra të rinj që më herët s’kanë qenë pjesë e kryesisë. Emra si Ukë Rugova, Fadil Hadergjonaj, Ermal Sadiku, e Festim Kabashi, janë përfshirë në kryesi.

Emrat e rinj të kryesisë së LDK’së

‘‘Arbër Ismajli; Arjeta Salihu Abazi; Ermal Sadiku; Fadil Hadergjonaj; Festim Kabashi; Sokol Havolli; Ukë Rugova’’.

(Kosova Sot Online)