Bebja e cila u gjet e gjallë në qese plastike, shumë familje tani kërkojnë ta adoptojnë

  • 29 June 2019 - 20:23
Bebja e cila u gjet e gjallë në qese plastike, shumë familje tani kërkojnë ta adoptojnë

Një foshnje e gjinisë femërore është gjetur në një qese plastike më 6 qershor në Gjeorgjia të SHBA-së. Banorët ishin të parët që e dëgjuan beben teksa qante, të cilët më pas e lajmëruan policinë.

Por tani, duket se fati i ka trokitur në derën e jetës së saj. Tani shumë familje janë paraqitur dhe “po presin radhën” se kush do ta adoptojë atë. Policia ka njoftuar fëmija do të dërgohet në institucione dhe do të vendoset se cilës familje do t’i jepet për adoptim.

Në momentin që u gjet, bebja u dërgua për në spital, dhe u njoftua se nuk ka probleme shëndetësore, raporton BBC.

Sipas Tom Rawling, drejtor i Divizionit për Familje nga Gjeorgjia, tha se “njerëzit janë duke pritur në rend se cila familje do t’i jap asaj një shtëpi të përjetshme”.

Mbijetesa e saj po konsiderohet si “mrekullia më e mirë” që banorëve të Gjeorgjias i ka ndodhur.

(Kosova Sot Online)