Zbulohet prapaskena: Ramush Haradinaj kërkon ‘shpëtim’ te Shpend pazarxhiu

  • 06 July 2019 - 08:32
Zbulohet prapaskena: Ramush Haradinaj kërkon ‘shpëtim’ te Shpend pazarxhiu

“Për këtë është e sigurt. Votat e pazarxhiut Shpend Ahmetit dhe të PSD-së, që të gjitha sa i ka, janë të shitura dhe ato vota do të shërbejnë akoma për ta mbajtur në këmbë qeverinë Haradinaj’, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Analisti politik, Bislim Aliu e ka cilësuar takimin e fundit në mes të kryeministrit, Ramush Haradinaj dhe kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, tani në cilësinë e kryetarit të PSD-së, si takim të pastër vetëm për të blerë votat e PSD-së dhe për t’i shpëtuar mocionit të opozitës, i cili po rri akoma pezull pa u proceduar në Kuvendin e Kosovës.

Ali mendon se këtë frikë të Haradinajt për humbjen e pozitës dhe të rrëzimit të qeverisë, më së miri po e përdorë Shpend Ahmeti për interesin e tij personal.Sipas Aliut, kreu i qeverisë, Haradinaj ka shkuar tek Shpend Ahmeti duke e parë veten të rrezikuar nga mocioni i opozitës dhe pakënaqësitë brenda koalicionit, veçmas tani me shpalljen e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese për Ekipin negociator.

Image
Bislim Aliu

“Ishte vërtetë lajm befasues ai që e dëgjuam se gjatë ditës së djeshme janë takuar Ramush Haradinaj dhe Shpend Ahmeti dhe kanë biseduar edhe rreth zhvillimeve të fundit pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ekipin negociator. Tash kjo nuk është më për tu habitur as nuk është befasi pse takimi ka ndodhur menjëherë pasi Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues ekipin negociator të Kosovës sepse qeveria Haradinaj gjendet në rrezik serioz, e sulmuar nga jashtë, nga opozita dhe e përçarë nga brenda”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Prandaj duke qenë kështu, sipas Aliut, Haradinaj është detyruar që t’i lutet Shpend Ahmetit dhe votat e PSD-së të mos shkojnë pro rrëzimit të qeverisë, kurdo që mocioni dorëzohet për votim në Kuvend.

“Prandaj në këtë takim Shpend Ahmeti duket se është bindur, e ka siguruar Ramush Haradinajn se nuk do të përdoren votat e PSD-së që ta rrëzojë qeverinë edhe me votat e listës serbe, kështu që tani Haradinaj do të vazhdoj edhe për një kohë ta ketë të garantuar dhe të pa cenuar karrigen dhe pushtetin”, tha Aliu për Kosova Sot Online”.

Mirëpo sipas Aliut, kjo nuk është aspak politikë e ndershme pasi nga pazaret e tilla e pëson populli që vazhdon të jeton me shpresa të humbura nga qeverisja e keqe në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal.

“Për këtë është e sigurt. Votat e pazarxhiut Shpend Ahmetit dhe të PSD-së, që të gjitha sa i ka, janë të shitura dhe ato vota do të shërbejnë akoma për ta mbajtur në këmbë qeverinë Haradinaj. Ky është një çmim i lartë politik dhe material sepse Shpend Jahti po e përdorë mjeshtërisht këtë gjendje krize në koalicionin qeverisës për përfitime personale dhe interesa të tij”, përfundoi Aliu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)