Thirrja e SHBA-së dhe BE-së, eksperti i ekonomisë tregon pse Qeveria po i mbron Devollët

  • 12 July 2019 - 08:13
Thirrja e SHBA-së dhe BE-së, eksperti i ekonomisë tregon pse Qeveria po i mbron Devollët

“Do të ishte e ndershme dhe sjellje respektueshme që kjo qeveri të reagonte menjëherë në vendimmarrje konkrete për ta hequr monopolin në homologia, qoftë me një udhëzim administrativ apo procedurë të përshpejtuar të plotësimit dhe ndryshimit të ligjit, mirëpo duket që interesat në këtë çështje që ka politika akoma nuk e lejojnë të ndërmerren këto masa”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci ka reaguar pas kalimit të më shumë se një jave nga debati në Kuvendin e Kosovës për monopolin në homologim dhe kërkesat e adresua qeverisë së Kosovës nga dy faktorë të rëndësishëm ndërkombëtar që kërkojnë heqjen e këtij monopoli të cilin tash e 10 vitë e kanë vëllezërit Devolli, kërkesa nga ambasada amerikan dhe nga zyra e BE-së në Prishtinë.

Image
Dardan Grapci

Sipas Grapci, kjo mënyrë e sjelljes mospërfillëse nga ana e qeverisë, tregon më së miri se sa thellë janë të lidhura interesat e përfitimit të qeveritarëve nga ky lloj monopoli zhvatës për qytetarët, një monopol krejt i kundërligjshëm që do të duhej ndëshkuar me ligj dhe jo për tu lejuar.

Akoma më keq sipas Grapcit, është për Prokurorinë që nuk ka ndërmarr inicim të procedurës hetimore dhe në këtë mënyrë ta ndalojë më tutje një veprimtari të tillë të kundërligjshme kundër së cilës është alarmuar BE-ja dhe SHBA-të.

Sipas tij, fakti që këta qeveritar janë të korruptuar dhe duhet një ditë të ndiqen penalisht, qoftë nga institucionet vendore apo ndërkombëtarë, i bënë ata që të mos i përfillin kërkesat, por të zhvatin së bashku me Devollët për aq sa nuk janë akoma nën pranga.

“Kësaj heshtje nga Qeveria e Kosovës dhe Prokurorisë, kësaj heshtje nga Ramush Haradinaj e deri te politikanet tjerë, do ti dëgjohet zëri një ditë dhe nuk do të vonon aq shumë. Pra zëri do të ju dëgjohet kur të aktivizohet më seriozisht zyra e BE-s dhe Ambasada Amerikane në Kosovë, kur do ta marrin situatën në duart e tyre, ku CIA dhe Interpoli do ti arrestojnë të gjithë këta politikan, prokurorë e polic të korruptuar së bashku me Devollët dhe me bashkëpunëtorët e tyre”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Ai është i sigurt që prapa kësaj heshtje, pas debatit në Kuvend dhe kërkesave të ndërkombëtarëve, është një pazar i madh në prapaskenë.

“Prandaj edhe nuk po ndërmerret asnjë veprim që jep sinjal se monopoli në homologim do të merr fund. Tash për tash vetëm ndoshta mundë të spekulojmë por ne akoma nuk e dimë se çfarë pazaresh po bëjnë DEVOLLET me politikanët tanë dhe prokurorët, por një gjë e di... e di që fundi i këtij skandali 10 vjeçar do të vjen së shpejti. Ndërkombëtarët kanë folur njëherë, do të flasin ndoshta për herën e dytë, mirëpo herën e tretë do të dorëzohen sepse do ta gjejnë një mënyrë sado të vonuar për tu arsyetuar dhe vepruar”, deklaroi Grapci për “Kosova Sot Online” .

Sipas Grapcit, Qeveria do të detyrohet të ta bëjë veprimin që po i kërkohet, por atëherë do të jetë një veprim i pa vlerësuar dhe i pa nderuar nga qytetarët sepse kështu duke zvarritur mosbesimi dhe zhgënjimi po humbet.

“Do të ishte e ndershme dhe sjellje respektueshme që kjo qeveri të reagonte menjëherë në vendimmarrje konkrete për ta hequr monopolin në homologim, qoftë me një udhëzim administrativ apo procedurë të përshpejtuar të plotësimit dhe ndryshimit të ligjit, mirëpo duket që interesat në këtë çështje që ka politika akoma nuk e lejojnë të ndërmerren këto masa. Atëherë kur do të detyrohet ta bëjë nga shtimi i presionit askush nuk do ta vlerëson dhe nuk do ta merr seriozisht, sepse vendimet e zorit nuk janë të vullnetit dhe të dëshirës për ti ndihmuar qytetarit dhe shtetit”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)