Zbulohet skenari për rrëzimin e Haradinajt: Ja çfarë po presin LDK dhe VV

  • 15 July 2019 - 13:29
Zbulohet skenari për rrëzimin e Haradinajt: Ja çfarë po presin LDK dhe VV

“Rreziku për qeverinë Haradinaj, për rrëzimin e saj, do ti vjen nga Brenda si rezultat përçarjeve që kanë partnerët e koalicionit PAN në relacionin AAK-NISMA, por do të jetë vet PDK-ja ajo që në vjeshtë do ta dërgoj vendin në zgjedhje, si arsye e ftohjes së raporteve ndërmjet kryeministrit Haradinaj me presidentin Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit Veseli”, tha Haziri për “Kosova sot Online”.

Edhe përkundër faktit që po mbushen gati dy vite nga konstituimi i institucioneve të reja të Kosovës pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, që rezultuan me rrëzimin e koalicionit LDK-PDK, qarja brenda për brenda opozitës dhe thirrja në patriotizëm kundër votave të Listës Serbe për ta rrëzuar qeverinë, po mundëson që kjo përbërje e brishtë dhe e dëmshme qeveritare të vazhdojë të mbijetojë edhe këtë verë të nxehtë.

Tani mbetet pikëpyetje e madhe nëse qeveria do të rrëzohet në vjeshtë nga votat e koalicionit apo jo, derisa opozita po përçahet akoma më shumë, dikush pro dhe dikush kundër votave të listës për rrëzimin e qeverisë.

E lidhur me këtë, analisti politik, Nexhat Haziri thotë se me sjelljet deritashme opozita po duket mjaftë e ngathtë për ta dërguar mocionin në Kuvend për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj.

Image
Nexhat Haziri

“Ata kështu po lejojnë duke I mundësuar kësaj të fundit keq qeverisjen dhe zhvatjen e buxhetit të shtetit për interesat e partive në pushtet dhe grupeve të interesit të lidhura me koalicionin qeveritar”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Faktorët që po e bëjnë të pamundshëm rrëzimin e qeverisë Haradinaj, sipas Hazirit, përveç numrave që po i mungojnë opozitës, janë edhe mosmarrëveshjet ndërmjet partive opozitare, procesi zgjedhor brenda LDK-së dhe pasiguria në votat e PSD-së e cila është e ndikuar në masë jo të vogël nga vëllezërit Devolli. 

“Kjo qeveri nuk do të rrëzohet me votat e pozitës, por vetëm kur të dëshiron partneri kryesor politik PDK, për t’i dhënë votat e veta, atëherë edhe opozita mundë të mobilizohet për t’ia bërë argatin e vetë rrëzimit. Rreziku për qeverinë Haradinaj, për rrëzimin e saj, do ti vjen nga brenda si rezultat përçarjeve që kanë partnerët e koalicionit PAN në relacionin AAK-NISMA, por do të jetë vet PDK-ja ajo që në vjeshtë do ta dërgoj vendin në zgjedhje, si arsye e ftohjes së raporteve ndërmjet kryeministrit Haradinaj me presidentin Thaçi dhe kryetarin e kuvendit zVeseli. Kam përshtypjen se këtë po e pret edhe opozita që të mënjanohen Lista Serbe dhe eventualisht kushtëzimet e saja për të dhënë votën për rrëzimin e qeverisë Haradinaj”, deklaroi Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)