Tragjedi në parkun e lojërave, vajza rrëzohet dhe vdes

  • 31 gusht 2019 - 09:12
Tragjedi në parkun e lojërave, vajza rrëzohet dhe vdes

Një vajzë vetëm 14 vjeçe gjeti vdekjen në një park lojërash argëtuese mbrëmjen e të premtes në qytetin Almyros në Greqi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur pak para orës 11 të natës, ku vajza 14-vjeçare ndërsa shijonte xhiron në të ashtuquajturin “qilimi rrotullues” është shkëputur nga sedilja ku ishte ulur dhe ka përfunduar në një lojë tjetër. Rrethanat dhe shkaqet janë ende të panjohura.

Për pasojë ajo ka marrë plagë të rënda në kokë dhe gjymtyrë dhe ndërroi jetë në spital vetëm pak minuta pas  ngjarjes.

Momentet dramatike shkaktuan panik të të gjithë të pranishmit dhe të gjitha lojërat e parkut argëtues menjëherë pushuan së punuari. Policia ka arrestuar menaxherin e parkut të lojërave.  

(Kosova Sot Online )