Ja ku ndodhet aktualisht Naim Bazaj pasi u arrestua

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 16:25
Ja ku ndodhet aktualisht Naim Bazaj pasi u arrestua

Avokati, Naim Rudari, ka thënë se Naim Bazaj është liruar për në shtëpi pas arrestimit nga Policia e Kosovës.Rudari ka thënë se Bazajt nuk i është caktuar paraburgim dhe se është liruar në shttëpi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

 “Nuk iu ka caktu paraburgimi, është lëshu në shpi”, ka thënë ai.

Ish-kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Naim Bazaj, ishte arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ai po dyshohet për “detyrim” dhe “prezantim të rremë” dhe në nën dyshimin për këto vepra, policia ka kontrolluar shtëpinë e tij ku ka gjetur shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë.

“Prishtinë  01.04.2025 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprat e cekura më lartë. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar shtatë armë zjarri, 290 fishekë, një telefon mobil dhe një kontratë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

(Kosova Sot Online)