Kryeprokurori del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 13:40
Kryeprokurori del në vendin e ngjarjes pas kërcënimit me bombë

Pak para seancës së 42-të konstituive, Kuvendi i Kosovës u evakuua pas një kërcënimi me bombë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas sekretarit të Kuvendit, Arben Loshi, dikush ka thirrur në gjuhën angleze dhe ka thënë se një bombë do të shpërthejë për 10 minuta në Kuvend.

Lidhur me rastin, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi.

(Kosova Sot Online)