Ja kush e thotë: Kjo është arsyeja pse veriu i Kosovës është një parajsë për mafian

  • 07 September 2019 - 16:52
Ja kush e thotë: Kjo është arsyeja pse veriu i Kosovës është një parajsë për mafian

Edhe pse taksa 100 % ndaj produkteve që vijnë nga Serbia vazhdon ende të jetë në fuqi, në marketet kosovare vazhdojnë endë të gjenden mallrat serbe.

E sipas analistëve, veriu i Kosovës është bëtë parajsë për mafian, nga ku po kontrabandohen mallrat serbe.

Njohësi i çështjeve politike, Kushtrim Kadriu në një prononcim për "Kosova Sot Online", tha se mallrat serbe në Kosovë janë duke hyrë në mënyrë ilegale nga pjesët e kufirit që janë të pa mbrojtura nga forcat e rendit.

Image
Kushtrim Kadriu

"Ky veprim tregon jo seriozitetin e institucioneve tona në ruajtjen e tërësisë territoriale të Republikës. Veriu i Kosovës është një nga zonat më anarkike në tërë Evropën, siç thotë ai, si rezultat i sajë kjo gjendje mundet të jetë shkaktuar si rezultat i portës së hapur nga Veriu. Mafia në çdo vend të botës i konvenon dhe lulëzon me zona të pa mbrojtura nga ligji zona e veriut të Kosovës është zona ma e pa mbrojtur nga ligji dhe si rrjedhojë e sajë mafia lulëzon dhe zhvillohet nga porta e hapur", tha Kadriu për "Kosova Sot Online".

Sipas Kadriut, veriu i Kosovës vazhdon të jetë zona me e tensionuar në Kosovë.

“Pasi që mallrat serbe hyn ilegalisht në Kosovë , edhe mund të supozohet se është një parajsë për mafien. Supozohet se veriu i Kosovës mbet ashtu anarki zonë për tu berë një parajsë për mafien", ka përfunduar Kadriu për "Kosova Sot Online" .

Duhet të kujtojmë se Serbia ka qenë importuesi më i madh në Kosovë i pothuajse të gjitha produkteve. Sipas të dhënave zyrtare, vlera e produkteve të importuara nga ky shtet vetëm brenda një viti, është rreth 400 milionë euro.

(Kosova Sot Online)