“Shuplaka” e rëndë për Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiut

  • 21 September 2019 - 07:44
 “Shuplaka” e rëndë për Hashim Thaçin, Edi Ramën dhe Baton Haxhiut

/ “Pozicionimi i pa lëkundur gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në bisedimet me Serbinë, që është shpresa dhe garanci e vetme evropiane për rrëzimin e projektit të shkëmbimit të territoreve të ndërtuar kriminalist në pazaret e fshehta mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuqiqit, pjesë e së cilit ishin Edi Rama e Baton Haxhiu”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Teksa në fushën e diplomacisë ndërkombëtare po vazhdojnë takimet dhe konsultat për fazën përgatitore të rifillimit të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshje finale, pozicioni gjerman për zgjidhjen mes Kosoves dhe Serbisë, mbetet qëndrimi i mos ndryshimit të kufijve të Kosovës, tanimë të njohur ndërkombëtarisht nga më shumë se 100 shtete të botës.

Ky mesazh i është dhënë dy ditë më parë në Gjermani kryeministres serbe Ana Brnabiq.

Sipas analistit politik, Nexhat Haziri, pozicionimi i pa lëkundur gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në bisedimet me Serbinë, po mbetet shpresa dhe garancia e vetme evropiane për rrëzimin e projektit të shkëmbimit të territoreve, i ndërtuar kriminalisht në pazaret e fshehta mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuqiqit, me ndërmjetësimin e Edi Ramës e Baton Haxhiut.

Sipas Hazirit, rënia e këtij opsioni do të jetë edhe vdekje politike për karrierën e Hashim Thaçit.

Image
Nexhat Haziri

“Pozicionimi i pa lëkundur gjerman kundër ndryshimit të kufijve të Kosovës në bisedimet me Serbinë, që është shpresa dhe garanci e vetme evropiane për rrëzimin e projektit të shkëmbimit të territoreve të ndërtuar kriminalist në pazaret e fshehta mes Hashim Thaçit e Aleksandër Vuqiqit, pjesë e së cilit ishin Edi Rama e Baton Haxhiu, krijon një momentum shumë të favorshëm për Kosovën dhe forcon pozicionin e saj në procesin e dialogut me Serbinë, dhe ky pozicionim I Gjermanisë si një nga fuqitë botërore, do të bëjë që këtë diskurs do ta ndjekin edhe SHBA dhe Britania e Madhe, me çka do të ndihmohet edhe që të arrihet deri te një marrëveshje afatgjate ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbi bazën e njohjes reciproke”, tha analisti Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Hazirit, edhe krerët shtetëror dhe politik në Beograd, sa në heshtje e sa me deklarime të tërthorta, kanë filluar ta pranojnë këtë realitet, për ti përgatitur edhe qytetarët e Serbisë, për njohjen e Kosovës, ngase ata ishin të manipuluar nga politika serbe për plot 20 vjet pas lufte.

“Ajo çfarë lë për të kuptuar deklarata e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, është se edhe Beogradi zyrtar ka filluar të pranoj se ideja e korrigjimit të kufijve nuk do të jetë pjesë e dialogut ndërmjet dy shteteve”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

E sipas tij, përveç dështimit të planit serb, do të mbarojë edhe karriera politike e Hashim Thaçit, Edi Ramës e Baton Haxhiut.

“Pas pozicionimit të deklaruar nga Gjermania kundër ideve dhe planeve për shkëmbim territoresh që nënkupton ndarjen e Kosovës në vija etnike, përfundimisht humbësit më të mëdhenj nuk është vetëm Serbia, por edhe presidenti Thaçi dhe kryeministri shqiptar Edi Rama, të cilët në një farë forme duke e dëmtuar Kosovën dhe funksionimin e shtetësisë së sajë, tentuan që të promovoheshin si lider të fuqishëm dhe të vetmit për të vendosur gjithçka kur bëhet fjalë për çështjen shqiptare në ballkan”, përfundoi analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)