Limaj: Synoj unitet për dialog me Serbinë, si kryeministër do ta udhëheqi dialogun

  • 01 October 2019 - 12:51
Limaj: Synoj unitet për dialog me Serbinë, si kryeministër do ta udhëheqi dialogun

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se si kryeministër i ardhshëm i Kosovës duhet të synojë që të bëjë bashkë pozitë-opozitë për dialogun me Serbinë, por nëse kjo nuk arrihet atëherë puna nuk duhet të mbetet peng.

“Nëse bëhem kryeministër do ta drejtoj dialogun. Besoj se e vetmja rrugë për dialogun është që të jemi aty të gjithë. Çështja me Serbinë është çëshjte e interesit nacional. Një kryeministër duhet të tregojë vullnetin për t’i pasur të gjithë në tavolinë, por puna nuk duhet të mbetet peng”, ka thënë ai.

“Qeveria para nesh ka pasur lëshime. Mungoi transparenca”.

Më tutje,Limaj një intervistë për televizionin publik ka thënë se koalicioni që Nisma udhhëheq do të jetë befasia spektakolare e zgjedhjeve të 6 tetorit.

(Kosova Sot Online)