Parashikimi i motit përgjatë ditëve të fundjavës

  • A.P /
  • 05 July 2025 - 07:30
Parashikimi i motit përgjatë ditëve të fundjavës

Mot shumë i nxehtë do të vazhdojë të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në vend, të dominuar nga kushte kryesisht me kthjellime e diel, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ditën e shtunë me zhvillime të vranësirave përreth zonave malore, më vonë pasdite shfaqen mundësi për ndonjë rrebesh shiu. 

Temperaturat minimale zbresin deri në 16C e 18C.  Maksimalet shkojnë deri në 33C e 36C. Fryn erë e lehtë dhe mesatare verilindore 4-10m/s.

Ditën e diel temperaturat maksimale sërish shënojnë rritje deri në 36C e 38C.  Të larta mbesin edhe ditën e hënë ndërmjet 35C e 38C, e të martën zbresin lehtazi në 33.  Ditën e mërkurë parashihen kalime më të shumta vranësirash, që aty këtu japin kushte për ndonjë rrebesh shiu.  Temperaturat pësojnë rënie deri në 24C e 25C. 

Nga dita e diel fryn erë jugperëndimore mesatare e mesatarisht e fuqishme me hove deri në 10 e 15m/s.


(Kosova Sot Online)