Zbardhen arsyet: Kërkohen hetime ndaj Shpend Ahmetit, ja pse nuk jep dorëheqje

  • 08 October 2019 - 20:59
Zbardhen arsyet: Kërkohen hetime ndaj Shpend Ahmetit, ja pse nuk jep dorëheqje

“Ai nuk jep dorëheqje sepse nuk ka turp e as moral. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, as që po lodhet e të mendon se ka prokurori e as për gjykata, sepse po llogaritë që derisa është pjesë e klanit kriminal PRONTO dhe COCA COLA ZERO, askush nuk do të merret me të dhe të hapë e ta ndjek për cilin do rast”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Humbja e madhe dhe e pritshme e PSD-së në zgjedhjet e 6 tetorit, sipas analistit politik, Ali Hertica është reflektim i drejtpërdrejtë i shkëputjes së lidhjeve të këtij subjekti politik dhe Shpend Ahmetit me qytetarin, fillimisht duke qenë pjesë e VV-së, e më pastaj edhe pas shkëputjes nga VV-ja me kalimin në PSD, ku e mori pozitën e kryetarit.

Image
Ali Hertica

“Unë konsideroj se Shpend Ahmeti e mori këtë shuplakë të rëndë ndëshkimi nga vota e qytetarit, për faktin se ai dhe grupi i mbështetësve të tij u shkëput nga lidhjet me sovranin. Ata e shkelën besimin qytetar, e tradhtuan besimin e votës prandaj edhe sovrani ju dha një karton të madh të kuq si shenjë ndëshkimi”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Ai ka rikujtuar se fatin ë PSD-së dhe të Shpend Ahmetit e përjetuan edhe disa subjekte të tjera politike, të cilat kanë marr më pak vota dhe po rrezikohen seriozisht, që në zgjedhjet tera të mos e kalojnë as pragun zgjedhor, sikur tani që po ndodhë me rrezikimin e koalicionit NISMA-AKR.

Sido qoftë, Hertica konsideron se në këto zgjedhje, është ndëshkim i rëndë nga qytetari kur një kryetar komune, si Shpend Ahmeti, kandidon për deputet dhe rrezikon të mos e kalon pragun për ta fituar këtë mandat. “Është ndëshkim i rëndë por serioz dhe i merituar kundër Shpend Ahmetit. Tani po shihet që sovrani është vetëdijesuar dhe nuk e lejon më asnjë lider partie që të shndërrohet në tip ,,Sulltani,, por po tregon se të tillët do ti ndjek, do ti ndëshkon me votën e tij, kurse për krimin dhe korrupsionit, do të ju jep sinjal edhe gjykatave e prokurorive që dosjet e të tillëve, nëse ekzistojnë të mos fshihen, të hapen dhe të trajtohen e të ndëshkohet secili sipas shkallës së krimit e korrupsionit që i ngarkohet në kurriz”, tha analisti Hertica për “Kosova Sot Online”.

Tani, sipas analistit Hertica, do të duhej hapur dosja e lidhjeve të Shpend Ahmetit me Devollët dhe korrupsioni që dyshohet të jetë zhvilluar me këtë kompani, sepse denoncimet kanë qenë publike dhe janë dërguar edhe në mënyrë zyrtare.

“Do të duhej të hetoheshin deri në fund të gjitha, ndoshta duke filluar nga Devollët. Për pak vite këta u bënë pronarë të kompanive më të fuqishme në vend si fabrika e miellit M&Sillosi, Qumështorja VITA, Princ Caffe, Fabrika e sfunxherit “Comodita”, fabrika e lëngjeve “Tango”, “Z-mobile”, Qendra e homologimit, Terminali doganor në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë, Birra e Pejës, thuhet se edhe televizioni Klan Kosova është i tyre etj. Të gjitha këto u krijuan me lidhje kriminale e korruptive me politikën, sikur që ndodhi edhe me lidhjet më të fundit të krijuara me kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmetin”, tha Hertica për “Kosova Sot Online”.

Në një shtet normal të demokracisë dhe sundimit të ligjit, sipas Herticës, Shpend Ahmeti do të jepte dorëheqje ose do të shkarkohej, por në këtë shtet jo funksional, atë po e mbron krimi e nëntoka, prandaj edhe nuk mundë të pritet largimi i tij nga pozita e kryetarit, pavarësisht ndëshkimit të tij nga qytetarët.

“Ai nuk jep dorëheqje sepse nuk ka turp e as moral. Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, as që po lodhet e të mendon se ka prokurori e as për gjykata, sepse po llogaritë që derisa është pjesë e klanit kriminal PRONTO dhe COCA COLA ZERO, askush nuk do të merret me të dhe të hapë e ta ndjek për cilin do rast. Merreni me mend, që nga janari i këtij viti, fëmijët e shkollave të Prishtinës kanë mbetur pa qumësht. Kjo pasi kishte bërë dallavere me tenderin dhe tani më i ka skaduar validiteti kontratës që Komuna e Prishtinës e ka pasur të lidhur me kompaninë e Devollëve. I pari i kryeqytetit të gjitha këto i ka bërë duke qenë pjesë e politikës së gabuar prandaj edhe i erdhi goditja e rëndë vdekjeprurëse në politikë”, përfundoi Hertica për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)