Komandanti i luftës që pësoi debakël pasi ndërroi LDK-në për PDK-në

  • 07 November 2019 - 12:23
Komandanti i luftës që pësoi debakël pasi ndërroi LDK-në për PDK-në

Hisen Berisha kishte befasuar me aderimin e tij në Partinë Demokratike të Kosovës.

Ish komandati i Koshares i cili njihej për raporte të afërta me LDK-në, kishte vendosur të bëjë një rokadë politike, duke u futur në gjirin e partisë së Kadri Veselit, rivalit të dikurshëm ideologjik.

Por, matematikat e këtij kalkulimi politik, Berishës i kanë dalë të gabuara, sipas rezultetave të treguara në zgjedhje, të cilat janë prezantuar sot nga KQZ.   

Hisen Berisha dhe Kadri Veseli, foto e realizuar me rastin e aderimit në PDK

Veprimi i Hisen Berishës nuk është pëlqyer nga simpatizantët që ka mundur t`i ketë pasur dikur për angazhimin e tij gjatë luftës.

Ai ka pësuar debakël pasi jo vetëm që nuk ka arritur të futet në listën e kandidatëve për deputetë të PDK-së, por është renditur i 41-ti në listën e kësaj partie, e cila përbëhët vetëm nga 25 deputetë.

(Kosova Sot Online)