Denoncon eksperti i sigurisë: Ja kush e shpiku skenarin me votat e helmuara serbe

  • 11 November 2019 - 20:51
Denoncon eksperti i sigurisë: Ja kush e shpiku skenarin me votat e helmuara serbe

 “Krejt këto helmime përmes zarfeve tani po del shpikje e disa partive dhe individëve që kanë marr pjesë në numërimin e votave. Partitë që e kanë pasur dyshimin, drojën se nuk do ta kalojnë pragun, me të gjitha gjasat i kanë kontribue, dhe kanë alarmua se në pyetje janë zarfet e ardhura nga Serbia të helmuara, dhe disa nga ata komisionar të atyre partive që kanë marrë pjesë në numërimin e votave, edhe i janë nënshtrua kontrollimit mjekësor, dhe gjasat janë se i kanë luajtur rrolet e të helmuarve,” tha  Tërnava për “Kosova Sot Online”.

 

Analistët dhe ekspertët e fushës së sigurisë po e përcjellin finalizimin e procesit zgjedhor, sidomos mënyrën se si me aq lehtësi po e heshtin tani të gjitha partitë politike për aferën e pakove me zarfe dhe fletëvotimet që lëshuan kundërmim helmesh të ardhura nga Serbia, dhe helmuan nëpunësit e stafit të verifikimit dhe numërimit të votave në QNR, vota të cilat e sollën edhe në Kuvendin e Kosovës ish spiunin e BIA-s serbe nga Lista Serbe, Branislav Nikolic.

Image
Hajrullah Tërnava

Analisti dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se ky alarm i ndezur për helmim me vota, ka qenë një skenar i rrezikshëm i sajuar nga vetë partitë që po rrezikonin mos kalimin e pragut zgjedhor dhe komisionarët e tyre në QNR.

“E bëjnë këtë sepse i duan që ti kenë në Kuvend njerëzit të cilët ju shkojnë vetëm atyre për shtati, që i kanë të dëgjueshëm, prandaj edhe në këto zgjedhje që u lavdëruan nga shumë shtete po del të ketë pasur vjedhje dhe abuzime të formave më të ndryshme perfide, që u vërtetua në procesin e numërimit e rinumërimit”, tha Tërnava për “Kosova Sot Online”. 

Mirëpo kësaj radhe, sipas Tërnaves befasia ndodhi me votat e “helmuara” nga Serbia, që sipas tij ishte një skenar i mirë paramenduar që të futet në funksion, për të siguruar kalimin e pragut zgjedhor nga ata që tani ashiqare po shihet se kanë mbetur jashtë parlamentit si koalicion parazgjedhor dhe parti politike, ose për t’i anuluar zgjedhjet tërësisht dhe përsëritur ato nga fillimi.

“Habia më e madhe që ndodhi në këto zgjedhje, ishin votat serbe të ardhura nga Serbia, në pako me zarfe që u numëruan dhe u shpallen si të helmuara me kundërmime të ndryshme dhe u helmuan nëpunësit e stafit të numërimit në QNR. Krejt këto helmime përmes zarfeve tani po del shpikje e disa partive dhe individëve që kanë marr pjesë në numërimin e votave. Partitë që e kanë pasur dyshimin, drojën se nuk do ta kalojnë pragun, me të gjitha gjasat i kanë kontribue, dhe kanë alarmua se në pyetje janë zarfet e ardhura nga Serbia të helmuara, dhe disa nga ata komisionar të atyre partive që kanë marrë pjesë në numërimin e votave, edhe i janë nënshtrua kontrollimit mjekësor, dhe gjasat janë se i kanë luajtur rrolet e të helmuarve,” tha Tërnava për “Kosova Sot Online”.

Sipas Tërnavës, ata që e kanë menduar këtë skenar, kanë llogaritur se do të besohet plotësisht në të dhe do të përjashtoheshin votat e ardhura nga Serbia për votuesit e komunitetit serb, duke u nisur në të vërtetën e helmimeve masive që patën ndodhur në vitet 90-ta, nga strukturat e atëhershme të shërbimit sekret serb. 

“Prandaj me këtë metodë të atyre viteve është menduar se munden me ia arrit qëllimit të tyre, dhe këto zgjedhje të shpallen si jo demokratike dhe të shkohet në zgjedhje të tjera të reja. Hulumtimet mjekësore e konfirmuan të kundërtën e të helmuarve, dhe tani kjo çështje me turpin mashtrues po shukatet-heshtet”, përfundoi Tërnava për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)