Supergrabitja në aeroportin e Rinasit, çfarë ndodhi sot me 6 të arrestuarit

  • 21 November 2019 - 15:19
Supergrabitja në aeroportin e Rinasit, çfarë ndodhi sot me 6 të arrestuarit

Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg 6 personat e arresuar për grabitjen e rreth 6 milion eurove ne aeroportin e Rinasit.

Te arrestuar janë Oltion Veseli, Elton Pikli Renaldo Sula Saimit Çela, shtetasi nga kosova Ragip Hajdini dhe Alkond Bengasi i cili është bërë është bërë dëshmitar i drejtësisë dhe ka dhënë dëshmi që i shërbejnë zbardhjes së supergrabitjes.

Sakaq, në seancën e sotme trupa gjykuese ka rrëzuar ankimin e Oltion Veselit dhe Elton Piklit, të arrestuar për grabitrjen e Rinasit për zgjatjen e afateve hetimore me tre muaj nga ana e Prokurorise për Krime të Rënda.

Kujtojumë se më 9 prill 2019 ne Aeroportin e Rinasit u grabitën rreth 6 milion euro të cilat do të transportoheshin jashtë vendit.

(Kosova Sot Online)