Arrestohet në Fushë Kosovë personi i kërkuar për grabitje

  • A.P /
  • 15 April 2026 - 10:05
Arrestohet në Fushë Kosovë personi i kërkuar për grabitje

Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se ka arrestuar personin R.B në Fushë Kosovë për grabitje.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Një nga këto operacione u realizua nga zyrtarët policorë të stacionit të Fushë Kosovës, të cilët arritën të arrestojnë personin e kërkuar për grabitje… R.B mashkull, i cili konform urdhëresës së gjykatës, është dërguar në vuajtje të dënimit (3 vite e 3 muaj burg)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)