Osmani thotë se vrasësit e Xhemajl Mustafës janë të lirë, kërkon dënimin e urdhërdhënësve

  • 23 November 2019 - 17:28
Osmani thotë se vrasësit e Xhemajl Mustafës janë të lirë, kërkon dënimin e urdhërdhënësve

Nënkryetarja e LDK’së, Vjosa Osmani ka përkujtuar veprimtarin Xhemajl Mustafa, në 19 vjetorin e vdekjes së tij. Osmani ka thënë se ai u vra për shkak të bindjeve të tij politike.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Mustafa u vra për shkak se besonte në LDK dhe në projektin e Kosovës shtet të lirë, të pavarur e demokratikl.

“19 vite pas, ata që e vranë janë akoma të lirë, ndërkaq Kosova kurrë nuk do të jetë plotësisht e lirë pa vënë para drejtësisë urdhërdhënësit dhe ekzekutuesit e këtyre krimeve dhe pa u mbyllur plaga e vrasjeve të pasluftës”, ka shkruar Osmani.

(Kosova Sot Online)