Thirrja për Prokurorinë: Ja arsyet pse duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria Devollëve

  • 03 December 2019 - 07:42
Thirrja për Prokurorinë: Ja arsyet pse duhet hetuar dhe konfiskuar pasuria Devollëve

“Secili nga pozita e vetë duhet të përgjigjet për pasojat që i janë shkaktuar Telekomit të Kosovës, nëpërmes kësaj kontrate zhvatëse e kriminale, e cila me të drejtë u ndërpre së fundi nga Telekomi i Kosovës dhe të gjithë numrat që i shfrytëzonte Z-Mobile, duke zhvilluar konkurrencë jo lojale, i sillnin fitime marramendëse Blerim Devollit, konstatim që e nxori edhe komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës në mandatin e kaluar”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Pas vendimit të Telekomit të Kosovës dhe Vala, që e mori javën e kaluar për ndërprerjen e kontratës 10 vjeçare me Z-Mobile, duke vendosur që nga data 28 nëntor të rikthehen në Vala të gjithë 220 mijë numrat që ishin në shfrytëzim nga Z-Mobile, eksperti i fushës së ekonomisë, Dardan Grapci kërkon që hapi tjetër duhet të jetë kërkesa me çdo kusht ndaj sistemit të drejtësisë, për të vazhduar hetimet e detajuara për të kaluarën kriminale të të gjithë atyre qe kontribuuan në nënshkrimin e kontratës dhe zhvatjen për një dekadë të plotë të Telekomit.

Tani sipas Grapcit, pasi që më në fund u ndëshkuan ashtu siç është dashur të ndëshkohen më herët Devollët për zhvatjen 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës, prokuroria duhet t’i vazhdojë hetimet e mëtutjeshme duke u marr me individët, hartuesit dhe nënshkruesit e kontratës brenda strukturës së Telekomit, që kanë ndikuar me veprimin e tyre të ju mundësohet Devollëve të zhvatin të ta trashin pasurinë e tyre përmes plaçkitjes së Telekomit.

Image
Dardan Grapci

“Tani, pas këtij veprimi praktik që është për tu çmuar, pasi që më në fund u ndëshkuan DEVOLLËT për zhvatjen 10 vjeçare të Telekomit të Kosovës, Prokuroria duhet pa asnjë vonesë ti vazhdoj hetimet edhe më tutje për të gjitha procedurat dhe ndikimet në nënshkrimin e kontratës. Në fund të këtij hetimi dhe gjykimit duhet të rezulton edhe konfiskimi i të gjitha pasurive të DEVOLLËVE të cilat pasuri i kanë fituar jashtëligjshëm, kryesisht duke e zhvatur Telekomin përmes operatorit të tyre virtual Z-MOBILE, zhvatje që jua ka mundësuar kontrata e cila zgjati për plotë 10 vite”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Sipas Grapcit, një hetim i gjerë dhe detajuar duhet të zhvillohet edhe ndaj zyrtarëve të Telekomit, atyre që ishin në menaxhim në kohën e nënshkrimit të kontratës, dhe atyre që nuk lejuan ndërprerjen e saj deri në përfundim, kur pati përpjekje dhe shantazhe që kjo të vazhdohej edhe për një mandat tjetër 10 vjeçar.

“Përveç hetimit dhe konfiskimit të pasurisë së Devollëve të fituar përmes Z-Mobile, duhet të ngritët kallximi dhe për ata të cilët kanë qëndruar prapa kësaj kontrate ku thuajse PTK-ja ka qenë sjellë në buzë të falimentimit total. Unë them që në këto hetime duhet të hyjnë edhe ish-bordi i PTK-s i cili ka qenë i udhëhequr nga Ish-krye shefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa, ish-krye shefi ekzekutiv i PTK-së, Ejup Qerimi si dhe ish-kryesuesi i Bordit të Drejtorëve të PTK-së, Rexhë Gjonbalaj. Secili nga pozita e vetë duhet të përgjigjet për pasojat që i janë shkaktuar Telekomit të Kosovës, nëpërmes kësaj kontrate zhvatëse e kriminale, e cila me të drejtë u ndërpre së fundi nga Telekomi i Kosovës dhe të gjithë numrat që i shfrytëzonte Z-Mobile, duke zhvilluar konkurrencë ji lokale, i sillnin fitime marramendëse Blerim Devollit, konstatim që e nxori edhe komisioni hetimor i Kuvendit të Kosovës në mandatin e kaluar”, deklaroi Grapci për "Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)