“Qafa e mbuluar nga gjaku”: Dalin pamjet e frikshme nga qelia ku vrau veten miliarderi

  • 06 January 2020 - 13:42
“Qafa e mbuluar nga gjaku”: Dalin pamjet e frikshme nga qelia ku vrau veten miliarderi

Së fundmi janë bërë publike për herë të parë pamjet e tmerrshme nga qelia ku vrau veten miliarderi pedofil Jeffrey Epstein.

Në foto duken qartë litarë kudo në qeli dhe dyshemja e mbuluar nga gjaku. Ndërsa disa pamje nga autopsia e miliarderit kanë zbuluar për herë të parë edhe plagën e tij në qafë.

Miliarderi Jeffrey Epstein i dha fund jetës në muajin gusht, duke u vetëvarur në qelinë e tij në burgun e Manhatanit.

66-vjeçari do të dilte në gjyq këtë vit për akuzat e abuzimit seksual të dhjetëra vajzave të mitura në New York dhe Florida.

(Kosova Sot Online)