CNN: Këso fotografie të Presidentit s’kemi parë kurrë

  • 08 January 2020 - 18:09
CNN: Këso fotografie të Presidentit s’kemi parë kurrë

I rrethuar nga top zyrtarët e Administratës dhe të Pentagonit, si Zëvendëspresidenti Mike Pence, Sekretari Pompeo, Trump ka dërguar mesazhet e tij pas sulmeve të mbrëmshme të Iranit. Ai ka thënë se SHBA nuk do ta lejojë asnjëherë Iranin të posedojë armë nukleare.

Kjo fotografi në Foajenë e Madhe të Shtëpisë së Bardhë ku Trump ka mbajtur adresimin me të gjithë zyrtarë të uniformuar të Pentagonit dhe të tjerë nga CNN është komentuar si shfaqje e fuqisë amerikane dhe një fotografi e pazakontë kur Presidentët mbajnë fjalime.

Sidoqoftë, Trump e ka potencuar epërsinë ushtarake amerikane, por ka thënë se Amerika nuk dëshiron t’i përdorë armët e saj pasi Irani është tërhequr.

(Kosova Sot Online)