“Tregtia me lejet ndërtimore”, Shpend Ahmetit i vjen goditja e rëndë, ja thirrja për prokurorinë

  • 20 January 2020 - 19:35
“Tregtia me lejet ndërtimore”, Shpend Ahmetit i vjen goditja e rëndë, ja thirrja për prokurorinë

“Shpend Ahmeti,po shfrytëzon heshtjen e prokurorisë së Kosovës,heshtjen institucionale kosovare pasi ka përqafuar krimin e organizuar, bashkëpunimin me nëntokën kriminale, korrupsionin, hajninë, malverzimet dhe keqpërdorimet, për t'i mbush xhepat e tij dhe ta degradojë kryeqytetin e shtetit të Kosovës me këto ndërtime dhe dhënien e lejeve vend e pa vend”, thotë Guraziu për “Kosova Sot Online”.

 

“Kosova Sot Online” ka siguruar dhe ka publikuar lejen ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze. 

Por edhe pse raportoi pothuajse gjithë javën e kaluar, nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit. 

Image
Ragip Guraziu

Rreth këtij krimi që po i bëhet Prishtinës me rrethinë në shkatërrimin e ambientit, ka folur për “Kosova Sot Online” edhe analisti politik, Ragip Guraziu, sipas të cilit kjo që po ndodhë me leje ndërtimi në komunën e Prishtinës nga kryetari Shpend Ahmeti, është një krim i madh, por para të cilit po heshtë prokuroria e Kosovës. 

Analisti Guraziu kërkon që për këtë abuzim me lejet ndërtimore,të nisin hetimet sa me parë nga ana e Prokurorisë. 

Ai po ashtu i ka akuzuar edhe partitë politike në vend, posaçërisht përfaqësuesit e tyre në asamblenë komunale të Prishtinës që po e heshtin ndaj këtij krimi, përballë fakteve që flasin se PZHU (plani zhvillimor urban) është një dokument ilegal, i punuar për interesa të mafisë ndërtimore. 

Sipas Guraziu, për këtë lloj abuzimi që bëhet me bekimin e kryetarit të Komunës, do të duhet të shkarkohet urgjentisht Shpend Ahmeti nga kreu i Prishtinës dhe urgjentisht të hetohet për pazaret kriminale me mafio-oligarkët e tipit të Arbër Kryeziut, Devollëve dhe të tjerë.

 “Njeriu i ka dy gishta fytyrë, thotë populli. Të moçmit tanë kanë thënë se këta dy gishta fytyrë,po që se çdo njeri i trashëgon me nder e moral, gjatë jetës së tij, edhe kur ndërron jetë, kur vdes, nderi dhe morali do i përmendët edhe pse ai shkon në amshim. Mirëpo po duket që Shpend Ahmeti nderin dhe moralin nuk i di fare se çka janë. Vërtetë nuk di çfarë po mendon i pari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti me këto skandale të njëpasnjëshme, e që puna e tij po publikohet gati për çdo ditë në mediumet elektronike dhe ato të shkruara,prej se është në këtë postë dhe po merret me punë të pista i rrethuar prej disa njerëzve, dhe bëjnë veprime të cilat janë turpi i tyre Mirëpo këta po shihet se janë pajtuar dhe kogja po ju hynë në qejf kjo punë. Ata dy gishta fytyrë po i huqin si në këtë botë, por pa dy gishta fytyrë do të shkojnë edhe në botën tjetër. Do të shkojnë atje të marruar, të zezuar e të korruptuar”, thotë analisti politik, Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.  

Sipas Guraziut, ky mega korrupsion po ndodhë vetëm në Kosovë, ku prokuroria dhe gjykatat janë institucione të fjetura. 

“Shpend Ahmeti,po shfrytëzon heshtjen e prokurorisë së Kosovës,heshtjen institucionale kosovare pasi ka përqafuar krimin e organizuar, bashkëpunimin me nëntokën kriminale, korrupsionin, hajninë, malverzimet dhe keqpërdorimet, për t'i mbush xhepat e tij dhe ta degradojë kryeqytetin e shtetit të Kosovës me këto ndërtime dhe dhënien e lejeve vend e pa vend”.

 “Ky veprim i Shpend Ahmetit është ky krimi më i madh që po bëhet përmes lejeve ndërtimore dhe është shumë interesant se si po hesht prokuroria e Kosovës lidhur me këtë krim. Nuk duhet prokuroria të hesht por të lëvizë derisa nuk është bërë vonë, duhet të nisin hetimet sa më parë”, thekson Guraziu për “Kosova Sot Online”. 

E pafalshme, sipas Guraziut është edhe heshtja e të zgjedhurve në asamblenë komunale të Prishtinës, pavarësisht që është zbuluar me fakte se kryetari dhe elita e tij e ngushtë në komunë po i shkelin të gjitha ligjet. 

“Me këtë rast është e habitshme situata se si po heshtin edhe partitë politike në vend, dhe opozita në Komunën e Prishtinës, derisa u vërtetua se PZHU (plani zhvillimor urban) është një dokument ilegal, i punuar për interesa të mafisë ndërtimore, dhe çka të pritet tjetër veqs e duhet urgjentisht të shkarkohet Shpend Ahmeti nga kreu i Prishtinës dhe urgjentisht të hetohet për pazaret kriminale me mafio oligarkët e tipit të Arber Kryeziut, Devollëve dhe të tjerë. Fakte ka mjaft për ta ftuar në përgjegjësi Shpend Ahmetin dhe për ta shkarkuar nga kjo pozitë, pasi që nga mediet, edhe nga “Kosova Sot Online”, është siguruar leja ndërtimore që Shpend Ahmeti ia ka dhënë te liqeni i Badovcit, njeriut që ia përuroi edhe qendrën tregtare, pra Arbër e Latif Kryeziut, pronarëve të kompanisë së naftës “AL PETROL”, edhe atë për të ndërtuar hiq me pak se 226 shtëpi luksoze, por për të cilën nuk reagoi askush kundër lejes ndërtimore që iu lëshua për të ndërtuar lagjen “ROYAL Green Residence” te liqeni i Badovcit”, përfundon analisti Ragip Guraziu për “Kosova Sot Online”.

(Kosova sot Online)