Fëmijët ishin në gjumë, dalin detajet si e vrau burri gruan me thikën e bukës
Me një diferencë prej 12 vjetësh, Lulzim dhe Manjola Çuko kishin lidhur kurorë vite më parë dhe nga martesa e tyre kanë tre fëmijë, por fati i tyre tashmë do të jetë i trishtë, pasi babai u vrau nënën për motive të dobëta.
Krimi ka tronditur zonën kur banonte 45-vjeçari Lulëzim Cuuko, që ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij, Manjola Cuuko 33 vjeçe duke e lënë të vdekur në vend.
Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:55, në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulëzimi 45 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me thikë , gruan e tij Monjolën e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë burime bëjënë me dije se çifti i bashkëshortëve kishin tre fëmijë, dy djem dhe një vajzë, kjo e fundit 10 vjeç dhe është vajza e madhe e familjes. Familja në fjalë njihej ndryshe edhe me mbiemrin Lika.
Lulëzim Cuuko, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Ai punonte në Greqi si emigrant, ndërsa bashkëshortja e ndjerë ishte shtëpiake.
Policia ka nisur informacionet në pikat kufitare me qëllim arrestimin e tij në tentativë për t’u larguar jashtë vendit.
(Kosova Sot Online)