Ish-ministri i Tregtisë blen vezë, e ka në plan ta gjuajë Lutfi Hazirin
Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka ironizuar me sulmin e sotshëm të bërë ndaj zëvendëskryeministrit të vendit, Avdullah Hoti.
Në llogarinë e tij, në rrjetin social Facebook, ai ka publikuar një fotografi të vezëve, dhe ka shkruar se i ka porositur, me planin për ta sulmuar me to kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri.
“I porosita qito vo. Le te gjenden qaty. Mos po e gjuj Luten”, ka shkruar Hasani, i cili është gjilanas.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u sulmua sot nga disa qytetarë me vezë.
Policia është në kërkim të sulmuesve.
(Kosova Sot Online)