Kapen 4 ton drogë në Itali! ‘La Stampa’ tregon rrugën nga Kolumbia tek porti i Durrësit

  • 04 March 2020 - 18:41
Kapen 4 ton drogë në Itali! ‘La Stampa’ tregon rrugën nga Kolumbia tek porti i Durrësit

4 ton e gjysëm marijuanë, 36 kile kokainë, 62 kg hashash dhe 4 litra faj hashashi. Kjo është sasia e kapur sot nga policia e Torinos, e cila kapte një vlerë prej 8 milionë eurosh.

E pavarësisht situatës alarmante me koronavirusin në Itali, duket se trafikantët e drogës nuk kanë marrë ‘pushime’.

Media italiane bën me dije dhe mënyrën sesi droga mbërrin nga vendet e Amerikës Latine në Evropë. Mes vendeve të tranzitit të drogës rezulton të jetë dhe porti i Durrësit.

Sipas La Stampa-s, një pjesë e mirë e marijuanës ka ardhur nga ‘vendet ballkanike’, ndërsa kokaina vinte nga Bogota (Kolumbi) drejt Evropës. Pavarësisht se ‘La Stampa’ nuk specifikon Shqipërinë në tekstin e saj, në video (më poshtë) tregon rrugën që përshkon droga nga Amerika Latine në Itali, ku pikë tranziti është porti i Durrësit.

Media italiane shkruan se ka një sërë personazh nën hetim mbi trafikun e madh të drogës. Ndërkohë policia po vijon hetimet dhe deri më tani janë arrestuar 15 korrierë të drogës.


(Kosova Sot Online)