Deputeti i VV’së: Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashimi

  • 23 March 2020 - 10:59
Deputeti i VV’së: Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashimi

Deputeti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka komentuar shkurt ngjarjet e fundit politike. 

Ai ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, është zgjedhur nga populli dhe jo, sipas tij, t’i vjedhin të tjerët.

“Populli ka zgjedh me i shërby Albini, jo me i vjedh Isa e Hashimi”, ka shkruar Rrahmani në Facebook.

Ndërkaq, në fund ai ka përdorur slloganin tashmë të njohur në Facebook #meKryeministrin, një sllogan i cili është kthyer në faqe Facebook-u nga qytetarë që kundërshtojnë mocionin e inicuar nga LDK për rrëzimin e Qeverisë.

Ndryshe, ditë më parë, kryeministri Kurti ka shkarkuar ish-ministrin e Punëve të Jashtme, Agim Veliun, gjë që nxiti reagimet mes dy partive qeverisëse dhe pasoi me inicimin e mocionit të mosbesimit.

(Kosova Sot Online)