Hoti prezanton programin e Qeverisë së re, thotë se do të bëhen edhe teste serologjike

  • 03 June 2020 - 12:01
Hoti prezanton programin e Qeverisë së re, thotë se do të bëhen edhe teste serologjike

Kandidati për kryeministër Avdullah Hoti në këto momente është duke prezantuar programin për qeverinë e re e cila pritet të votohet nga deputetët e LDK-së, AAK-së, Nismës dhe komunitetet.

Hoti ka thënë se qeveria e re përveç testeve që janë kryer deri më tani me procedurën e RT PCR në laboratorin e Mikrobiologjisë, do të futen në përdorim edhe teste serologjike për të mundësuar rezultate më të shpejta për Covid-19.

Ai ka thënë se duhet të bëhet decentralizimi i kapaciteteve testuese, vendosjen e shtandeve të vet-testimit për grupet e rrezikuara si dhe të personave asimptomatik.

Hoti ka deklaruar se duhet të forcohen kapacitetet regjionale të mbikëqyrjes epidemiologjike, si dhe të ketë bashkëpunim më të fortë me mediat për komunikimin publik për situatën e krijuar nga koronavirusi. 


(Kosova Sot Online)