Gyshja pranon letër dashurie nga ish i fejuari 77 vite pas ndarjes

  • 06 June 2020 - 10:49
Gyshja pranon letër dashurie nga ish i fejuari 77 vite pas ndarjes

Një grua 99 vjeçare ka marrë një letër dashurie nga ish i dashuri i saj, 77 vite pasi që ai u zhduk në shërbim gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Phyllis Ponting ka pranuar letrën e dorëshkruar që ishte gjetur në një anije transportuese, që mendohej të ishte fundosur në vitin 1941, shkruan The Independent.

Mesazhi i fundit që Ponting i kishte dërguar të fejuarit të saj të atëhershëm, Bill Walker ishte një “Po” për propozimin e martesës. Mungesa e përgjigjies nga ana e Walker e kishte bërë Phyllis të mendonte se ai kishe ndërruar mendjen.

“Unë nuk besoj që Bill të jetë gjallë”- thotë 99 vjeçarja, “përndryshe do ta kisha parë afër shtëpisë time në Roseland Avenue. Ai më ka dashur shumë”- shton ajo.
Ponting u martua më pas dy herë dhe pati katër fëmijë.

Image
Image

(Kosova Sot Online)