Hoti e Vuçiq përfaqësojnë Kosovën e Serbinë më 12 korrik në dialog, bashkë me Lajçak merr pjesë edhe Borell

  • A.P /
  • 06 July 2020 - 14:24
Hoti e Vuçiq përfaqësojnë Kosovën e Serbinë më 12 korrik në dialog, bashkë me Lajçak merr pjesë edhe Borell

Kosova dhe Serbia do të ulen në tavolinë të dialogut me datë 12 korrik me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kosovën do ta përfaqësojë kryeministri Avdullah Hoti derisa shtetin serb, presidenti Aleksandër Vuciq.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka shkruar në Twitter për raundin e ri të bisedimeve Kosovë – Serbi.

Ai  ka konfirmuar se dialogu rinis me datë 12 korrik në Bruksel, derisa, bëhet e ditur se i pranishëm në takim do të jetë edhe shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell së bashku me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialog, Miroslav Lajcak.

Stano ka shkruar se Hoti me Vuciq do të takohen për të punuar lidhur me një marrëveshje gjithëpërfshirëse si dhe për normalizimin e marrëdhënieve.

(Kosova Sot Online)