Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

  • A.P /
  • 14 August 2020 - 22:39
Dështon zgjedhja e komisionerit të Agjencisë për Informim dhe Privatësi

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh edhe komisionerin e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, pasi që asnjëri nga tre kandidatët e propozuar nuk kanë arritur të marrin votat e duhura.

Bujar Sadiku, Krenare Sogojeva-Dermaku dhe Muharrem Mustafa ishin tre kandidatët për këtë post, raporton kp,

Me këtë rast kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se konkursi për këtë pozitë duhet të përsëritet.

Me kaq Kuvendi përfundon sesionin veror.

(Kosova Sot Online)