Kukulla më e frikshme në botë që frymëzoi filma horror – arratiset nga muzeu?

  • E.K /
  • 17 August 2020 - 09:37
Kukulla më e frikshme në botë që frymëzoi filma horror – arratiset nga muzeu?

Fansat e filmit horror, “The Conjuring” mbetën të tmerruar pasi qarkulluan thashethemet se kukulla e frikshme nga jeta reale, në të cilën Annabelle është frymëzuar, ishte ‘arratisur’ nga muzeu ku ajo mbahet.

Filmi u bazua në një kukull të vërtetë të quajtur Annabelle për të cilën thuhet se është e mallkuar dhe është mbajtur në Muzeun Occult të Warrenit në Conneticut në SHBA.

Thashethemet filluan pasi faqja e Anabelle në Wikipedia, u redaktua për të thënë se ajo kishte ikur nga muzeu disi, diçka që pronari Tony Spera ka konfirmuar nuk ka ndodhur.

Toni – i cili është dhëndri i hetuesve paranormal Ed dhe Lorrene Warren që hapën muzeun – postoi një video  në YouTube për të siguruar fansat se Annabelle ishte në vendin e saj.

Ai shpjegoi: “Unë jam këtu në muze për shkak të thashethemeve që Annabelle ka ikur. ’Unë jam këtu për t’ju thënë diçka. Nuk e di nëse do doni ta dëgjoni këtë apo jo, por Annabelle nuk është arratisur.”

“Annabelle është e gjallë – mirë, nuk duhet të them e gjallë – Annabelle është këtu, në gjithë lavdinë e saj famëkeqe. Ajo kurrë nuk u largua nga muzeu. Mos harroni, unë kam siguri të teknologjisë së lartë këtu. Nëse ajo do të ishte larguar nga muzeu, do ta dija menjëherë nëse ndodhi diçka ose dikush hyri brenda.”

Kukulla e vërtetë Annabelle – një kukull Raggedy Ann – erdhi në muzeun tani jashtë funksioni në vitet 1970 pasi dy shokë dhome pretenduan se ajo ishte mallkuar nga shpirti i një vajze të re të quajtur Annabelle Higgins. Çifti i martuar Warren morën kukull, duke pretenduar se ishte “duke u manipuluar nga një prani çnjerëzore” dhe e vendosën atë në muzeun e tyre kult, para se të frymëzonte shumë filma.

Burimi: Metro.co.uk

(Kosova Sot Online)