Takimi i 2 shtatorit i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale

Takimi i 2 shtatorit  i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale
Takimi i 2 shtatorit  i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale

Riza Smaka

  • 17 August 2020 - 07:48

Shkruan: Dr.Riza Smaka

“Duke u nisur nga realiteti ekzistues i animoziteteve, sindromave, resentimenteve dhe opinioneve politike divergjente ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në takimin e konvokuar në Vashington në datën 2 shtator 2020, nuk mund të pritet një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse finale”.

Në datën  2 shtator të po këtij viti, në Vashington, pritet  të takohet Delegacioni i Republikës së Kosovës me Delegacionin e Sërbisë   me  objektivin për  arritjen e marrëveshjes politike   për relacionet e ndërsjella  të këtyre dy shteteve. Sikundër qe dihet, shteti sërb, mbi një shekull , në politika të jashtme dhe të brëndshme,ka investuar  dhe vijon  të investojë   indoktrinime hegjemoniste antishqiptare ,veçanërisht ,me pretendime megalomane për Kosovën! Në  epokat historike  kritike pas  luftërave ballkanike dhe atyre botërore, kryesisht ,nga  shkaku i postulatave gjeopolitike e gjeostrategjike  të rrethanave të  krijuara,  nga   fuqitë e mëdha të kohës , shteti sërb kishte mbështetje të fuqishme ,në një anë dhe,  për aq  të pa drejtë, në anën tjetër. Në vitin 1912,  fuqitë e mëdha të kohës,në kundershtim me parimin etno- historik, demografik, gjeografik, socio- ekonomik por  për hir të kalkulimeve  gjeopolitike e gjeostrategjike,  shteti sërb   e kanë pasë   shpërblyer me Kosovën e gjashtë vite më pas edhe me Vojvodinën! Edhe aktualisht ,shteti serb, nëpërmjet institucioneve  shkencore,  kulturore , politike  e religjioze, Kosovën e pretendon për  pjesë të territotit të vet dhe, si  pjesë integrale territoriale të vet e prezanton në diskurset politike ,  në Kushtetutën e vetë,   në  hartat shkollore dhe  shkencore,  në medie  si dhe në tekstet shkencore e shkollore! Rrjedhimisht ,  dialogimet   politike kosovare – serbe, pa  ndërmjetësues influent , serioz dhe  dominant në relacionet ndërkombëtare, çfarë, për fatin tonë ,  janë SHBA-të, nuk do të mund , jo të  përparonin por as  të mbaheshin. Konkretisht , nga  lidershipi politik i SHBA-ve , në Vashington, në datën 2 shhtator 2020 , janë ftuar delegacionet politike të  Kosovës dhe të Sërbisë  për të  dialoguar për arritjen e marrëveshjes finale politike dhe normalizimin e marrëdhënieve ekonomike e politike të tyre. Duke u nisur nga realiteti  egzistues i animoziteteve, sindromave, resentmenteve dhe  opinioneve politike divergjente ndërmjet  Kosovës dhe Sërbisë, në  takimin e konvokuar në Vashington në datën 2 shtator 2020, nuk mund të pritet një marrëveshje politike gjithëpërfshirëse finale .  Ndërkaq , në saje të  autoritetit predominant të SHBA-ve dhe të  përkushtimit të sinçertë të tyre për  zgjidhjen e “Nyjes së Gordit” kosovar – sërbian, mund të pritet që ,në  takimin e 2 shtatorit   2020 në Vashington ,  do mund të   përcaktoheshin  parimet themelore me  kornizat e përgjithshme të marrëveshjes politike duke i elaboruar dhe miratuar paraprakisht  relacionet  socio – ekonomike si parakusht dhe lehtësuese të  marrëveshjes politike finale ndërmjet këtyre dy shteteve! Megjithatë , delagacioni serbian , mund të pritet  qe do të  tregohej rigjid përkitazi me “mbrojtjen e   integritetit territorial të shtetit serb” .Pos kundër argumenteve socio- ekonomike, etno- historike,  gjeografike, politike ,me të  cilat , logjikisht  përgënjështrohen të gjitha pretendimet territoriale sërbe për Kosovën, mund të pritet qe përfaqësuesi i autorizuar i SHBA-ve në  atë takim do të aplikonte edhe metodën e teknikën “ Take It Or leave It”  përkatësisht  prezantimin e  projektit të marrëveshjes politike kosovare – serbe të vetmen alternativë ,   për të  pranuar eventualisht  për ta  refuzuar. Sikundër dihet ,refuzimi i  projektit në fjalë, pos qe do të ishte tejet problematik ,në një anë , por, pashmangshëm, do të ishte i ngarkuar me probleme serioze për palën jokomunikative, jokooperative e rigjide çfarë mund të ishte pala serbe!

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".