Në pikën kufitare në Mutivodë që dy muaj nuk ka ujë, Policia fajin ia hedhë investitorit

  • E.K /
  • 18 August 2020 - 12:23
Në pikën kufitare në Mutivodë që dy muaj nuk ka ujë, Policia fajin ia hedhë investitorit

Në korrik të vitit 2020, Dogana e Kosovës ka vendosur që të hap edhe dy pikë kalime kufitare plotësuese, një në Mutivodë dhe një në Muqibabë të cilat do të shfrytëzohen vetëm për udhëtarë privat.

Dogana kishte bërë të ditur se pikë kalimi kufitar i Mutivodës do të jetë i hapur prej orës 08:00 deri në ora 20:00 për të gjitha automjetet jo komerciale.

Por jo të gjitha punët po shkojnë mirë në këtë pikë Kufitare.

Aty tash e gati dy muaj nuk ka asnjë pikë ujë. Duke u gjendur në një situatë të tillë, punonjësit që punojnë aty duhet që me bidonë të furnizohen me ujë të pijes dhe për nevoja të tjera personale.

E fajin për gjithë këtë problematik siç duket e ka investitori. Bëhet fjalë për UNOPS-in.

Në një përgjigje nga Policia e Kosovës dhënë për Express thuhet se me datë 16 qershor janë dëmtuar pompat të cilat e bëjnë furnizimin me ujë në objektin e këtij pikë kalimi kufitar.

Nga Policia e Kosovës thonë se e ka njoftuar investitorin për këtë defekt, mirëpo ende nuk është bërë asgjë për këtë çështje.

“….kemi kërkuar nga UNOPS-it te intervenohet ne rregullimin e tyre, sepse pajisjet ne objekte janë nene garancion nga ana e investitorit. Kompania e kontraktuar nga UNOPS-i ka tërhequr pompat prej PKK. Mutivod te cilat janë dërguar për riparim, mirëpo ende nuk janë kthyer ne vend, sipas njoftimeve nga UNOPS-it pritet shume shpejt pompat te kthehen ne vend dhe te jene funksionale”, thuhet në përgjigjen e PK’së.

(Kosova Sot Online)