Lexoni edhe:
Një familje e mrekullueshme si e këngëtares Miranda Hashani
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka shprehur optimizmin e tij se liberalizmi i vizave për Kosovën do të ndodhë gjatë presidencës gjermane në Bashkimin Evropian.
“Shpresat janë të mëdha që gjatë presidencës gjermane do të ngjajë lajmi për dhënien e liberalizimit të vizave”, ka thënë Cufaj
“Më shumë s’mund të them, as s’kam të drejtë të them”, ka deklaruar ai.
“Jam optimist i matur”, ka thënë Cufaj, duke shtuar se shumëçka “varet nga vorbulla politike”.
“Një gjë mund ta them, Gjermania është në favor të liberalizimit të vizave”, ka deklaruar ambasadori.
Një familje e mrekullueshme si e këngëtares Miranda HashaniLexoni edhe:
Ai ka thënë se ka frikë vetëm nga një gjë, si pengesë për liberalizimin e vizave.
“Kam vetëm një frikë, frika quhet pandemia. Nuk e kam frikë as dialogun”, ka thënë ai.
“Angazhimi gjerman ekziston… Edhe nëse nuk bëhet në presidencën gjermane, nuk e shoh si fundin e botës”, është shprehur ai.
(Kosova Sot Online)