Vulin: Shqiptarët s’kanë kulturë…

  • E.K /
  • 19 August 2020 - 08:00
Vulin: Shqiptarët s’kanë kulturë…

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, që përdori edhe termin përbuzës ‘siptari’ fliste me ton të ashpër e nënçmues duke pretenduar se shqiptarët nuk kanë kulturë kur komentoi ndërtimin e rrugës Deçan-Plavë.

Vulin që nuk përton të vishet me uniformë të zezë dhe shpesh ka retorikë fashiste nuk i zhgënjeu fashistët e tjerë serbë, kur nuk u përmbajt aspak në të shara ndaj shqiptarëve.

Aleksandar Vulin u referohet në këtë deklaratë shqiptarëve me termin përbuzës ‘siptari’ dhe thotë se ‘nuk kanë kulturë’. Ai thotë se ‘siptari’ nuk arritën të ndërtojnë diçka më të vlefshme dhe më të vjetër sesa shtatorja e Bill Clintonit.

Në përgjigjen e tij për rrugën Decan – Plavë, sipas tij kjo është një tentim për përvetësim të kulturës dhe trashëgimisë serbe në Kosovë.

“Në Kosovë e Metohi, UNESCO pranon trashëgiminë osmane dhe serbe ndërkaq ‘siptari’ kanë dështuar të ndërtojnë diçka më të vjetër se sa statuja e Bill Clintonit. Kushdo që nuk ka kulturë, mundohet t’i grabis dikujt tjetër”, ka thënë Vulin

Sipas Vulinit, kjo është arsyeja që kosovarët po mundohen të hyjnë në UNESCO përmes Kishës Orotodokse Serbe dhe ‘kështu populli serb të bëhet trashëgimi e Kosovës dhe kosovarëve’.

(Kosova Sot Online)