Eksodi i heshtur po e zbraz Kosovën, liberalizimi i vizave sjell ikjen e frikshme masive

Eksodi i heshtur po e zbraz Kosovën, liberalizimi i vizave sjell ikjen e frikshme masive
Eksodi i heshtur po e zbraz Kosovën, liberalizimi i vizave sjell ikjen e frikshme masive

Skender Mulliqi

  • 19 August 2020 - 07:48

Shkruan:Skënder Mulliqi

“Këta njerëz në krye të politikës e kanë futur në kurth një popull të vogël, duke ju humb perspektivat për jetë më të mirë , dhe më të lumtur, në një vend më begati natyrore dhe më resurse nën tokësore. Asnjë qeveri e deritashme nuk hartoj projekte afatmesme dhe afatgjata zhvillimore , apo projekte konkrete të për hapjen e vendeve te reja të punës, duke ndarë mjete buxhetore .Qytetarët po e shohim se grupacionet politike të interesit janë duke dominuar dhe janë duke diktuar çdo gjë , nesër po të kemi liberalizim të vizave masivisht do të largohen”.

Arsyet pse shqiptarët po largohen nga Kosova për të kërkuar azil në shtetet e zhvilluara Perëndimore janë bërë të shumta. Së pari, këto largime lidhen me mos zhvillim ekonomik të vendit, më mos krijimin e kushteve për vende te reja të punës, lidhen më keq përdorimet e pasurisë shoqërore nga njerëzit që janë në pushtet për këto 21 vite. Krimi, korrupcioni, nepotizmi, klientelizmi janë faktorët dominant që po kemi largime kaq masive. Më se gjysma e popullatës po jetojnë dobët, në kushte ekstreme për shekullin që po jetojnë ,dhe në krahasim më jetën që po e bëjnë rinia në shtetet e zhvilluara të Evropës. Një arsye tjetër e migrimit të popullatës për të kërkuar azil ose për qëllime që të ikin për mos tu kthyer kurrë , qëndron në faktin së kemi një arsim po thuaj katastrofal ,e që për këtë shkak familjet e tëra po e braktisnin vendin. Pastaj, mos zhvillimi i sektorit të bujqësisë ku kishte pasur mundësi të absorbimit të shumë vendeve te punës është lënë shumë mbrapa. Nuk kemi ekonomi të vogël dhe te mesme , nuk kemi investime dhe investitorë te jashtëm shumë të nevojshëm për të dalë nga kriza. Së çfarë gjendje kemi, njerëzit edhe midis pandemia po largohen nga Kosova. Kriza e vazhdueshme politike dhe institucionale , veç sa po e rrisin numrin e të ikurve. Nëse kemi angazhim konkret për ndryshimin e këtij kursi të keq politik, nga forcat e reja politike, Kosovën do ta presin ditë më të mira .Ndryshimet nuk vijnë nga qielli, por ato kërkojnë njerëz të vullnetshëm dhe të përgjegjshëm, për kapërcimin e kësaj situate të përgjithshme kolapsuese. Nuk dua të merrem shume më statistika së sa dhe në cilat periudha kohore po largohen më shumë, e kur më pak, kur dihet së çdo ditë në mënyre legale, e shumë më tepër në mënyrë klandestine po kemi largime nga trojet tona shekullore .Eksode masovike nga Kosova kemi pasur në kohën e Rankoviqit famëkeq. Eksodin më të madh e pamë dhe e përjetuam shumica në kohën e kriminelit të luftës, Sllobodan Millosheviqit. Dhe, kur të gjithë kemi pritur së do të jemi shumë më të lumtur pa hasmët shekullor serbe mbi kokë, kemi rënë në grackën e pushteteve tona autokratike diktatoriale .Nuk kanë rënë aq shumë martirë e dëshmorë të kombit, që të kemi një situatë kaq të rënd ekonomike e sociale. Nga Kosova kanë filluar të largohen edhe kuadrot deficitare (mjekët dhe infermierët) në mungesë të pagave të nevojshme për një jetë normale. Ky ritëm i largimit është shtuar edhe gjatë këtyre muajve, edhe pse në kushte të virusit, sidomos kur rifilloi hapja e fluturimeve dhe udhëtime nga toka, rezultojnë të dhënat e Zyrës Evropiane të Azilantëve (EASO), së kishte 395 aplikime për azil, nga të cilat 73% ishin për herë të parë, dhe pjesa tjetër ri aplikime, katër herë më shumë së një muaj më parë. Në janar dhe në shkurt, kur situata e lëvizjeve ishte normale, mesatarisht kishte më shumë se 1000 aplikime në muaj për azil nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian, ndërsa në qershor, aplikimet arritën në gati 40% të nivelit të para krizës. I paraqita disa nga këto të dhëna statistikore,për të bërë një krahasim të largimit të popullatës në periudha të shkurta kohore, për në vendet e BE-së”.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".