Amerika zbarkon në portin e Greqisë

  • 19 August 2020 - 13:12
Amerika zbarkon në portin e Greqisë

Tensionet janë të larta në Mesdhe duke bërë që fuqitë botërore të rrisin prezencën e tyre në rajon.

Kështu, helikoptermbajtësja më e re e marinës amerikane “USS Hershel Ëoody Ëilliams”, zbarkoi mëngjesin e sotëm në portin e Soudas në Kretë të Greqisë.

Anija gjigante është duke kryer udhëtimin e saj të parë dhe i përket Flotës së Gjashtë Amerikane.

Helikoptermbajtësja është quajtur “Ëoody Ëilliams” për shkak të heroizimit të ushtarit amerikan me të njëjtin emër në betejën e ishullit “Iëo Jima” në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe i është shtuar sëfundmi flotës amerikane.

(Kosova Sot Online)