Hoti: Në Bruksel nuk bisedova për autobusë por për njohje reciproke, Haradinaj e di këtë

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 22:00
Hoti: Në Bruksel nuk bisedova për autobusë por për njohje reciproke, Haradinaj e di këtë

Kryeministri Avdullah Hoti ka kritikuar edhe kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës sa u përket bisedimeve me Serbinë.

Hoti ka thënë se të gjitha informatat që ka ai kanë edhe partnerët e koalicionit qeverisës, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj.

“Nuk mund të ketë bisedime teknike. Nuk jemi duke biseduar në Bruksel për linja të autobusëve por për njohje reciproke. Të gjitha informacionet i ka edhe zoti Haradinaj”, tha ai

“Unë e zhvilloj dialogun në përputhje me kushtetutën dhe një platformë që është pjesë e marrëveshjes së koalicionit. Nuk e kam asnjë dyshim për ta udhëhequr këtë proces. Por të gjithë duhet ta kenë të qartë se ky vend e ka vetëm një kryeministër. Nuk mund të ketë disa kryeministra”.

Kryeministri thotë se ai po i ushtron kompetencat e tij të dialogut si kryeministër dhe nuk i dialogun te dikush tjetër, 

“Kufizimi im është Kushtetuta e Kosovës. Unë kam besim te vetja ime dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi  ndër të  tjera Avdullah Hoti.

(Kosova Sot Online)