Ish-presidenti amerikan Bill Clinton sot feston ditëlindjen

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 18:34
Ish-presidenti amerikan Bill Clinton sot feston ditëlindjen

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton sot feston ditëlindjen e tij të 74-t.

Me rastin e ditëlindjes së tij shoqata “Miqtë e Amerikës” do të organizojë një ceremoni të festimit, duke filluar në orën 11:00, në zyrat e kësaj të fundit, me një numër të kufizuar të ftuarish për shkak të masave anti-COVID.

Clintoni ishte në krye të Shtëpisë së Bardhë nga viti 1993 deri në vitin 2001 si president i 42-të.

Më parë ai shërbeu edhe si guvernator i Arkansasit dhe si prokuror i përgjithshëm i këtij shteti.

Gjatë mandatit të tij si president i shtetit më të fuqishëm në botë ai ndikoi në miratimin dhe në realizimin e vendimeve të OKB-së për ndërhyrjen e NATO-s në luftën e Kosovës në vitin 1999.

 


(Kosova Sot Online)