“Vendsoni maskat, pastaj kritikoni”, IKSHPK’ja i reagon qytetares në Facebook

  • A.P /
  • 19 August 2020 - 22:58
“Vendsoni maskat, pastaj kritikoni”, IKSHPK’ja i reagon qytetares në Facebook

Një qytetare ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, përmes një komenti në faqen e tij zyrtare në Facebook.

“Ka më shumë raste të të infektuarve ku as testet nuk bëhen, ku janë rastet në familje, rastet e kontakteve, këtu kurrëkush nuk i shikon”, ka kritikuar qytetarja.

Ndërsa këtë kritikë nuk e ka mirëpritur IKSHPK-ja.

“Ju lutem vendosni maskat së pari e pastaj kritikoni!”, ishte përgjigja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Image

(Kosova Sot Online)