“Vendosni maskat, pastaj kritikoni”, dikush nga IKSHPK-ja i reagon qytetares në Facebook

  • E.K /
  • 20 August 2020 - 08:45
“Vendosni maskat, pastaj kritikoni”, dikush nga IKSHPK-ja i reagon qytetares në Facebook

Një qytetare ka kritikuar punën e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik përmes një komenti në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

“Ka më shumë raste të të infektuarve ku as testet nuk bëhen, ku janë rastet në familje, rastet e kontakteve, këtu kurrëkush nuk i shikon”, ka kritikuar qytetarja.

Ndërsa këtë kritikë nuk e ka mirëpritur IKSHPK-ja.

“Ju lutem vendosni maskat së pari e pastaj kritikoni!”, ishte përgjigja e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

Kujtojmë se sot janë konfirmuar 9 viktima, 162 raste pozitive dhe 122 të shëruar nga virusi COVID-19.

(Kosova Sot Online)