Zela godet Ramën dhe Ballën: Mallkuar kush përçan shqiptarët

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 16:45
Zela godet Ramën dhe Ballën: Mallkuar kush përçan shqiptarët

Pas reagimeve përçarëse dhe fyeye të Edi Ramës dhe Taulant Ballës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre të Kosovës, si dhe sulmet ndaj luftëtarëve të UÇK-së ka reaguar ashpër edhe ish-themeluesi i FRESH-it, Ilir Zela, i cili ka publikuar një mesazh me tone të forta, ku dënon çdo përpjekje për të nxitur përçarje mes shqiptarëve, pavarësisht se ku jetojnë.

Në reagimin e tij, ai bën thirrje për unitet kombëtar, duke përmendur shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Greqisë, Italisë, Malit të Zi, Serbisë dhe diasporës, ndërsa e mbyll mesazhin me homazhe për dëshmorët e UÇK-së.

Postimi i Zelës:

Askush nuk eshte me i lig se ai qe shti spica mes shqiptareve te Kosoves, Shqiperise, Maqedonise, Greqise, Italise, Malit te Zi, Serbise, diaspores!

Mallku qofte kush s’na do bashke!

Lavdi deshmoreve! 

UÇK

(Kosova Sot Online)