Burri vdiq nga COVID-19, nëna me dy fëmijët kryejnë vetëvrasje pasi askush s’erdhi në varrim

  • A.P /
  • 20 August 2020 - 22:14
Burri vdiq nga COVID-19, nëna me dy fëmijët kryejnë vetëvrasje pasi askush s’erdhi në varrim

Një prej vendeve më të prekura nga Covid-19 është edhe India me një numër të madh viktimash.

Mes tyre është dhe 52-vjeçari Narasiah, i cili nuk arriti të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.

Duke marrë shkas nga kjo, pas tij, gruaja dhe dy fëmijët u vetëvranë përpara shtëpisë sepse ndiheshin të turpëruar në fshat.

Parimi Snuneetha 50-vjeç, djali i saj Narasaiah Phanikumar, 25-vjeç dhe vajza Lakshmi Aparna 23 vjeçe besohet se janë futur në një depresion të thellë pas vdekjes së të dashurit të tyre nga COVID-19.

Policia pretendon se dëshpërimi i tyre arriti kulmin, kur u detyruan të dërgonin për në banesën e fundit të ndjerin krejt të vetëm, pasi miqtë dhe të afërmit nuk ishin të pranishëm për t’i shpëtuar një infektimi të mundshëm.

Image

(Kosova Sot Online)