Aleksander Vuçiq nuk e mohon që mund të shtyhet takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

  • G.G /
  • 21 August 2020 - 12:23
Aleksander Vuçiq nuk e mohon që mund të shtyhet takimi i 2 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, nuk ka përjashtuar mundësinë që të shtyhet takimi i 2 shtatorit në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Kreu i shtetit serb megjithatë ka thënë se kurdo dhe kudo që do të mbahet takimi nuk do të ketë shancë që të nënshkruhet njohja e pavarësisë së Kosovës në çfarëdo rrethane.

Gjithashtu ai ka lënë të kuptohet se në Washington mund të ketë supriza rreth temave që mund të diskutohen.

“…do të doja të ishin vetëm tema të ekonomisë por nuk i përjashtojë befasitë”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka thënë se për të vetmen gjë që garanton është që ai do të luftojë për interesin e Serbisë në takimet në Washington apo Bruksel.

Ndërkohë nga zyra e kryeministrit Hoti në Prishtinë kanë thënë se s’kanë informacione për shtyrjen e takimit të 2 shtatorit në Washingtonit.

(Kosova Sot Online)