Aksidenti në Ferizaj përfundon me fatalitet, vdes 64 vjeçarja që u godit nga vetura

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 16:46
Aksidenti në Ferizaj përfundon me fatalitet, vdes 64 vjeçarja që u godit nga vetura

Policia e Kosovës në rajonin e Ferizaj ka njoftuar se një 64 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është goditur nga një veturë.

Nga policia bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 07:45 minuta në rrugën “Rexhep Bislimi” të kësaj komune.

“Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia,me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me c’rast e njëjta pëson lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftim.

“E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rreth orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë. Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë”, bëhet e ditur nga policia e Kosovës.

(Kosova Sot Online)