Vazhdon rritja e infeksioneve me Covid-19 në Itali, regjistrohen 9 viktima

  • A.P /
  • 21 August 2020 - 21:01
Vazhdon rritja e infeksioneve me Covid-19 në Itali, regjistrohen 9 viktima

Në Itali vijon të ketë numër të ketë një rritje të lehtë të numrit të të infektuarve me Covid-19.

Sipas të dhënave të fundit të bëra publike nga ministria e Shëndetësisë në Itali, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar edhe 947 raste të reja pozitiv, për një total prej 257.065 të prekurish nga Covid-19.

Ndërkohë po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë Italinë kanë humbur jetën 9 qytetarë të infektuar me Covid-19.

Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se pati edhe 274 pacientë të shëruar.

(Kosova Sot Online)